Telegrafi

Formacionet zyrtare: Derbi londinez ndërmjet Arsenalit dhe Tottenhamit

Arsenali dhe Tottenham Hotspur përballen në ndeshjen e javës së gjashtë në Ligën Premier që zhvillohet në Emirates Stadium.

Para derbit londinez, Topçinjtë kanë regjistruar dy fitore dhe tri humbje, kurse Spursat pozicionohen më lartë me tri fitore dhe dy humbje.

Trajnerët Mikel Arteta dhe Nuno Espirito Santo i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Xhaka, Partey, Odegaard; Saka, Aubameyang, Smith Rowe.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Lloris; Tanganga, Dier, Sánchez, Reguilón; Hojbjerg, Ndombèlé, Dele Alli; Lucas Moura, Kane, Son.

/Telegrafi/