Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Cremonese – Milan: Pioli kërkon fitore ndaj skuadrës që ende nuk ka fituar

Cremonese është nikoqirë i Milanit në kuadër të javës së 14-të të Serie A.

Olivier Giroud dhe Theo Hernandez janë të pezulluar, kështu që Milani e nis ndeshjen me Divock Origi dhe Malick Thiaë, ndërsa luajnë edhe Ante Rebic dhe Brahim Diaz.

Mike Maignan , Davide Calabria , Sergino Dest , Alexis Saelemaekers, Alessandro Florenzi dhe Zlatan Ibrahimovic janë gjithashtu ende jashtë fushës.

Prandaj Origi është i vetmi qendërsulmues në dispozicion, me mbështetjen e Ante Rebic dhe Brahim Diaz, ndërsa Rafael Leao është pushuar.

Surpriza e madhe është Malick Thiaë që starton për herë të parë me fanellën e kuqezinjve.

Cremonese janë ende pa fitore që nga promovimi i tyre në Serie A, por kanë bërë paraqitje të mira duke marr gjashtë barazime. Milani në anën tjetër mban vendin e dytë me 29 pikë.


Cremonese : Carnesecchi; Aiëu, Bianchetti, Vasquez; Ghiglione, Escalante, Castagnetti, Valeri, Meité; Afena-Gyan, Ciofani

Milan: Tatarusanu; Thiaë, Kjaer, Tomori, Ballo-Touré; Tonali, Bennacer; Messias, Brahim Diaz, Rebic; Origi


/Telegrafi/

Exit mobile version