Telegrafi

Formacionet zyrtare: City luan si mysafir i Newcastle

Manchester City është mysafiri Newcastle Unitedit për ndeshjen e xhiros së 24 në Ligën Premier.

Kampioni në fuqi i Ligës Premier është në vend të dytë në tabelë me katër pikë prapa liderit Liverpool.

Kështu që në takimin që zhvillohet në St. James’ Park do të përpiqen të arkëtojnë pikë të plota.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Premier League

Nga ana tjetër, Newcastle është vetëm dy pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga liga, prandaj me mbështetjen e tifozëve do të tentojë të nxjerrë rezultat pozitiv.

Kjo sfidë do të ofrojë edhe një përballje taktikash ndërmjet Rafael Benitez dhe Pep Guadiolas.

Formacioni startues i Newcastle Unitedit: Dubravka, Yedlin, Schar, Ladcelles, Lejune, Ritchie, Hayden, Longstaff, Atsu, Perez, Rondon.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Danilo, Stones, Laporte, Fernandinho, Silva, De Bruyne, Sterling, Sane, Aguero.

/Telegrafi/