Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: City dhe United zhvillojnë derbin e Mançesterit

Në Etihad Stadium, Manchester City dhe Manchester Unitedi zhvillojnë kryendeshjen e kësaj xhiroje në kampionatin anglez.

Lideri i Ligës Premier është nikoqir i Djajve të Kuq që mbajnë vendin e tretë në renditje, ndërsa diferenca ndërmjet dy skuadrave është plot 14 pikë.

Trajnerët Pep Guardiola dhe Ole Gunnar Solskjaer tashmë i kanë gati skuadrat me të cilat do ta zhvillojnë derbin e Mançesterit.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Cancelo, Dias, Stones, Zinchenko, Rodrigo, Gundogan, De Bruyne (C), Mahrez, Sterling, Jesus.

Formacioni startues Manchester Unitedit: Dean Henderson – Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw – McTominay, Fred – James, Bruno, Rashford – Martial.

/Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version