Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Chelsea i do tri pikët ndaj Qarabagut

Chelsea është mysafir i Qarabag FK për ndeshjen e xhiros së pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Blutë mbajnë vendin e dytë në Grupin C me shtatë pikë, një më pak se lideri Roma.

Skuadra angleze duhet të fitojë përballë Qarabagut, në mënyrë që ta sigurojë pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

(Foto:Twitter/Chelsea)

Nga ana tjetër, ekipi nga Azerbajxhani i ka fituar vetëm dy pikë në katër ndeshjet e para dhe akoma është matematikisht në garë për të shkuar tutje.

Pritet të shihet se taktika e cilit prej trajnerëve, Gurban Gurbanov apo Antonio Conte, do të rezultojë më e suksesshme.

Formacioni startues i Qarabag FK: Sehic, Medvedev, Sadygov, Rzezniczak, Agolli, Garayev, Almeida, Michel, Guerrier, Madatov, Ndlovu.

Formacioni startues i Chelseat: Courtois; Azpilicueta (c), David Luiz, Rudiger; Zappacosta, Kante, Fabregas, Alonso; Willian, Hazard, Pedro.

Takimi tjetër i Grupit C zhvillohet ndërmjet Atletico Madridit dhe Romës. /Telegrafi/

Exit mobile version