Telegrafi

Formacionet zyrtare: Chelsea shpreson të këndellet ndaj Southamptonit

Chelsea është mysafir i Southamptonit për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në “St. Mary’s Stadium”, me The Blues që po kalojnë nëpër një formë të keqe.

Për këtë ndeshje, The Saints do të jenë pa Alex McCarthy dhe Lyanco, që janë lënduar, ndërsa Armando Broja nuk paraqitet shkaku i marrëveshjes së huazimit.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, blutë do të kenë mungesën e Ben Chilwellit, që po ashtu është i lënduar.

Formacionet zyrtare

Southampton: Forster, Livramento, Bednarek, Salisu, Walker-Peters, Romeu, Ward-Prowse, Armstrong, Elyounoussi, Adams, Armstrong.

Chelsea: Mendy; Christensen, Rudiger, Silva, Alonso; Kovacic, Kante, Loftus-Cheek; Mount, Havertz, Werner./Telegrafi/