Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Chelsea – Roma, ndeshje për t’u shijuar

Në Stamford Bridge të Londrës zhvillohet kryendeshja e Grupit C të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Chelseat dhe Romës.

Në xhiron e parë, Blutë ishin bindës në triumfin prej 6-0 ndaj Qarabag FK, kurse në xhiron e dytë fituan në udhëtim (2-1) te Atletico Madridi.

Giallorossët luajtën pa gola kundër Atleticos në Stadio Olimpico në takimin e parë të fazës grupore, kurse në ndeshjen e dytë fituan si mysafir te Qarabag FK.

Antonio Conte e njeh mirë skuadrën e Romës, duke qenë se i ka drejtuar disa skuadra italiane duke e përfshirë edhe Juventusin (2011-2014), me të cilin i fitoi tre tituj rresht në Serie A.

Eusebio Di Francesco, i cili mori drejtimin e Giallorossëve nga ky sezon, do të përpiqet që t’i zbatojë taktikat e tij në këtë ndeshje të rëndësishme.

Formacioni startues i Chelseat: Courtois, Azpilicueta, Christensen, Cahill, David Luiz, Zappacosta, Bakayoko, Fabregas, Alonso, Hazard, Morata.

Formacioni startues i Romës: Alisson; Peres, Fazio, Jesus, Kolarov; Gonalons, Strootman, Nainggolan; Gerson, Perotti, Dzeko.

Në këtë grup, më herët është zhvilluar ndeshja ndërmjet Qarabag FK dhe Atletico Madridit që përfundoi pa gola (0-0). /Telegrafi/

Exit mobile version