Chelsea është nikoqir i Bournemouthit për ndeshjen e xhiros së 17-të në Ligën Premier.
Sfida që zhvillohet në Stamford Bridge i gjen Blutë në pozitën e nëntë në tabelë, me 21 pikë, nëntë larg pozitës së katërt që mbahet nga Tottenham Hotspur.
Bournemouthi në anën tjetër, ka pesë pikë më pak se kundërshtari dhe mban vendin e 14-të në renditjen tabelare.
Trajnerët Graham Potter dhe Gary O’Neil i kanë caktuar skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Chelseat: Kepa; James, Koulibaly, Thiago Silva, Cucurella; Zakaria, Jorginho, Mount; Sterling, Havertz, Pulisic.
Formacioni startues i Bournemouthit: Travers; Stacey, Smith, Senesi, Kelly; Zemura, Cook, Lerma, Billing; Solanke, Moore.
/Telegrafi/