Telegrafi

Formacionet zyrtare Chelsea-Everton: Kampioni dëshiron të vazhdojë me fitore

Chelsea është nikoqir i Evertonit në Stamford Bridge, në xhiron e tretë të Ligës Premier.

Pas humbjes befasuese në javën e parë, Blutë u kthyen për të fituar ndaj Tottenham Hotspur dhe i arkëtuan pikët e para këtë sezon.

Prandaj edhe në këtë ndeshje, të zgjedhurit e Antonio Contes do të kërkojnë pikë të plota.

Nga ana tjetër, Evertoni ka regjistruar një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e para.

Chelsea: Courtois; Azpilicueta (c), Luiz, Rudiger; Moses, Fabregas, Kante, Alonso; Willian, Morata, Pedro

Everton: Pickford, Baines, Jagielka (c), Williams, Keane, Holgate, Davies, Gana, Sigurdsson, Rooney, Sandro

/Telegrafi/