Telegrafi

Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Leicesteri në sfidën vendimtare për top-katërshe

Në Stamford Bridge, Chelsea dhe Leicester City zhvillojnë ndeshjen e xhiros së parafundit në Ligën Premier, e cila është shumë e rëndësishme për një vend në top-katërshe.

Blutë mbajnë vendin e katërt në renditje me 64 pikë, një më shumë se Liverpooli që pozicionohet një vend më poshtë.

Leicesteri ndodhet në vend të tretë në tabelë me dy pikë më shumë se Chelsea, prandaj kjo ndeshje është vendimtare për një vend në Ligën e Kampionëve.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Trajnerët Thomas Tuchel dhe Brendan Rodgers do t’i vënë përballë taktikat e tyre në këtë sfidë.

Formacioni startues i Chelseat: Mendy; James, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Werner, Pulisic.

Formacioni startues i Leicester Cityt: Schmeichel; Castagne, Fafana, Soyuncu, Thomas; Albrighton, Tielemans, Ndidi, Perez; Maddison, Vardy.

/Telegrafi/