Telegrafi

Formacionet zyrtare: Chelsea dhe Bayerni kërkojnë një vend në çerekfinale

Chelsea është nikoqir i Bayern Munichut për ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Skuadrat do të zbresin në Stamford Bridge për të kërkuar rezultat sa më të mirë, para ndeshjes së kthimit që zhvillohet në Allianz Arena.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve, Frank Lampard dhe Hans-Dieter Flick, të cilët i kanë përgatitur formacionet startuese për këtë takim.

Formacioni startues i Chelseat: Caballero; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Jorginho, Kovacic, Alonso; Willian, Mount, Giroud.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Thiago; Coman, Muller, Gnabry; Lewandowski.

/Telegrafi/