Kryendeshja e javës së 30-të në Ligën Premier është ajo mes Chelseat dhe Manchester Cityt.
Blutë janë favorit, por një humbje do të komplikonte rrugëtimin e tyre drejt titullit, ndërsa mysafirëve iu nevojitet fitorja për një vend në Ligën e Kampionëve.
Formacioni i Chelseat: Courtois; Zouma, David Luiz, Cahill; Azpilicueta, Kante, Fabregas, Alonso; Pedro, Costa, Hazard.
Formacioni i Man City: Caballero; Clichy, Stones, Kompany; Navas, Fernandinho, Delph, Sane; Silva, De Bruyne; Aguero. /Telegrafi/