Chelsea është duke kërkuar fitore ndaj Burnleyt që të ngjitet në pozitat që dërgojnë në ligën e Kampionëve.
Përballë tyre do të jetë Burnley që është në pjesën e poshtme të renditjes, por jo të rrezikuar.
Nga minuta e parë Chelsea pritet të sulmojë, pasi që luan me Hudson-Odoi, Higuain dhe Hazard.
This is your Chelsea team to play Burnley! 💪#CHEBUR pic.twitter.com/X9RzQds4Ni
— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 22, 2019
Në mesfushë do të luajë Loftus-Cheek që tashmë është kthyer në titullar.
Në anën tjetër në sulm luajnë Barnes dhe Wood./Telegrafi/
Chelsea: Kepa; Azpilicueta, David Luiz, Christensen, Emerson; Kanté, Jorginho, Loftus-Cheek; Hudson-Odoi, Higuaín, Hazard.
Burnley: Heaton; Lowton, Tarkowski, Mee, Taylor; Hendrick, Westwood, Cork, McNeil; Barnes, Wood.