Celticu ka një përballje të vështirë në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, pasi e pret Paris Saint Germainin e përforcuar.
Dy përforcimet e mëdha të PSG-së, Neymar dhe Kylian Mbappe, debutojnë me klubin e ri në garën më të madhe evropiane dhe natyrisht se do të përpiqen që të kenë ndikim në këtë sfidë.
Për Brendan Rodgers do të jetë një mbrëmje e gjatë, ndërkohë që Unai Emery dëshiron të shohë nëse skuadra e tij është e aftë që të shkojë më larg këtë edicion.
Bayern Munichu dhe Anderlechti luajnë në ndeshjen tjetër të këtij grupi.
Formacioni startues i Celticut: Gordon; Ralston, Lustig, Simunovic, Tierney; Brown, Ntcham; Roberts, Armstrong, Sinclair; Griffiths.
Formacioni startues i Paris Saint Germainit: Areola; Dani Alves, Thiago Silva, Marquinhos, Kurzawa; Motta, Verratti, Rabiot; Neymar, Mbappe, Cavani.
/Telegrafi/