Cagliari është nikoqir i sotëm i skuadrës së Interit, e cila po kërkon t’i rikthehet fitoreve në Serie A.
Cagliari është gjashtë pikë lartë se zonës së rënies nga liga elitare italiane, ku ka pesë humbje në shtatë ndeshjet e fundit.
Vetëm katër skuadra kanë shënuar më pak gola se sa Cagliari në 21 xhirot e gjertanishme, ku gjithashtu nuk ka arritur të shënojë gol në 11 nga 25 ndeshjet e tyre dhe në katër nga pesë të fundit gjersa në shtëpi kanë humbur vetëm dy herë këtë sezon.
Me vetëm njëzet gola të pranuara, ata kanë mbrojtjen e tretë më të mirë në ligë, ku në 12 raste nuk ka pranuar gol.
Interi deri më tani ka shënuar shtatë fitore si mysafirë dhe janë ekipi i tretë me më së shumti triumfe kur kanë luajtur jashtë terrenit të tyre.
Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre dyja skuadrave, zikaltërit kanë katër fitore gjersa një e ka Cagliari.
Cagliari: Cragno; Srna, Pisacane, Ceppitelli, Pellegrini; Faragò, Cigarini, Ionita; Barella; Joao Pedro dhe Pavoletti
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic dhe Lautaro Martinez. /Telegrafi/