Është konfirmuar formacioni që Telegrafi e kishte postuar gjatë ditës së sotme, ku trajneri Bernard Challandes ka vendosur të bëjë dy ndryshime nga ndeshja e fundit me Malin e Zi.
Mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada do të ulët në bankë, ndërsa në atë pozitë do të rikthehet Benjamin Kololli.
Ndryshimi i dytë është i detyruar pas lëndimit të Arbër Zeneli, ku do të luajë nga minuta e parë Edon Zhegrova.
Formacioni do të mbetet ajo e njëjta me 4-2-3-1, me Muriqin në krye të fazës ofensive.
Në anë tjetër Bullgaria luan 4-4-2 me Popov e Isa në sulm. /Telegrafi/
Bullgaria”Mihaylos, Popov, Kostadinov, Nedelev, Popov, Nedyalkov, Ivanov, Isa, Goranov.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashica, Muriqi.