Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Bologna – Inter

Bologna do të jetë nikoqir i Interit në përballjen që do të zhvillohet në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 18:00 në stadiumin ‘Stadio Renato Dall’Ara’.

Vendasit në këtë takim do të jenë pa Mitchell Dijks dhe Takheiro Tomiyasu, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Nerazzurët do të jenë pa Danilo D’Amrosio dhe Alexis Sanchez, që janë të lënduar, ndërsa Kwadwo Asamoha është lënë në pushim.

Formacioni startues i Bolognas: Skorupski; Mbaye, Danilo, Bani, Krejci; Poli, Svanberg; Orsolini, Soriano, Sansone; Palacio.

Formacioni startues i Interit: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Lazaro, Gagliardini, Brozovic, Barella, Biraghi, Lautaro, Lukaku. /Telegrafi/

Exit mobile version