Belgjika dhe Holanda janë pjesë e Grupit 4 në Ligën A të Kombeve, ku sonte startojnë edicionin e tretë të kësaj gare.
Belgët në vitet e fundit janë më lartë se sa holandezët në futboll, duke marr pjesë rregullisht në garat e mëdha si Kampionati Evropian dhe Kampionati Botëror.
Belgjika do të luajë në këtë ndeshje me emra si Eden Hazerd dhe Romelu Lukaku.
Në anën tjetër Holanda nga minuta e parë luan me Memphis Depay në sulm.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Polonia dhe Uellsi.
Belgjika: Mignolet; Alderweireld, Boyata, Vertonghen; Meunier, De Bruyne, Witsel, Castagne; Eden Hazard, Lukaku, Vanaken
Holanda: Cillessen; Timber, Van Dijk, Aké; Dumfries, Berghuis, Klassen, Frenkie De Jong, Blind; Bergwijn, Depay.
/Telegrafi/