Bayer Munich dhe Liverpooli ishte një nga ndeshjet që u prit me kureshtje pasi shorti i vuri përballë këto klube gjigante.
Edhe pse në ndeshjen e parë kishte shumë raste, ajo u mbyll pa gola. Për ndeshjen e dytë baravarezët kanë vendosur të luajnë në më sulm.
Niko Kovac ka vendosur që të sulmojë me Franck Ribery, James Rodriguez e Robert Lewandowski.
Në anën tjetër Liverpooli që i konvenon edhe barazimi me gola, do të luajë nga minuta e parë në mbrojtje me Virgil van Dijk e Joel Matip.
Sulmi i besohet treshes Mohamed Salah, Roberto Firmino e Sadio Mane.
Xherdan Shaqiri nuk do të luajë nga minuta e parë.
Ndeshja fillon në ora 21:00. /Telegrafi/
Bayern Munich: Neuer; Rafinha, Süle, Hummels, Alaba; Javi Martínez, Thiago; Gnabry, James, Ribéry; Lewandowski.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Milner, Henderson; Salah, Firmino, Sadio Mané.