Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barcelona – Villareal

Barcelona do të përballet me Villarealin në atë që është ndeshja e fundit për edicionin 2021/22 në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 22:00, do të luhet në stadiumin “Camp Nou”, me Balugranasit që duan ta mbyllin këtë sezon me fitore.

Për këtë sfidë, katalunasit do të jenë pa Sergino Dest, Eric Garcia, Pedri, Gerard Piquen dhe Sergi Roberton që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Villareali nuk mund të llogarisë në Alberto Morenon e lënduar dhe Foyth që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacionet bazë

Barcelona: Stegen, Alves, Araujo, Lenglet, Alba, de Jong, Busquest, Gavi, Traore, Torres, Aubameyang.

Villareal: Rulli, Gaspar, Albiol, Torres, Pedraza, Trigueros, Capoue, Parejo, Gomez, Celso, Alcacer. /Telegrafi/