Telegrafi

Formacionet zyrtare, Barcelona – Lyon: Courinho në sulm me Messin dhe Suarezin

Barcelona do ta pres Lyonin në ndeshjen kthyese të 1/8 së Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte mbyllur pa gola (0-0), por me një dominim të Barcelonës.

Ndeshja kthyese zhvillohet në Cam Nou dhe Barcelona do ta kërkojë me çdo kush kalimin në çerekfinale.

Për këtë ndeshje trajneri Ernesto Valverde është futur me formacionin më të mirë.

Në portë është gjermani Marc-Andre ter Stegen, ndërsa në mbrojtje luajnë Gerard Pique dhe Clement Lenglet.

Në mesfushë do të paraqiten Sergi Busquets, Ivan Rakitic dhe Arthur.

Në sulm dyshen Lionel Messi dhe Luis Suarez, do ta përkrahë Philippe Coutinho.

Në anën tjetër te Lyon do të luajnë në sulm treshja e frikshme Nabil Fekir, Memphis Depay dhe Moussa Dembele.

Ndeshja fillon në ora 21:00. /Telegrafi/


Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Luis Suárez, Coutinho.

Lyon: Lopes; Dubois, Denayer, Marcelo, Marçal, Mendy; Tousart, Fekir, Ndombèlé; Depay, Dembele.