Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barcelona luan vetëm për fitore ndaj Valladolidit

Barcelona luan përballë Real Valladolidit në ndeshjen e mbetur të xhiros së 29-të në kampionatin spanjoll të futbollit.

Sfida e La Ligas që zhvillohet në Camp Nou është shumë e rëndësishme për Blaugranët, të cilët me fitore eventuale do ta ngushtonin diferencën në një pikë me liderin Atletico Madrid.

Valladolidi pozicionohet në vend të 16-të në tabelë, ndërsa ndodhet vetëm tri pikë larg zonës së rrezikut.

Trajnerët Ronald Koeman dhe Sergio Gonzalez tashmë i kanë zgjedhur lojtarët me të cilët do ta fillojnë takimin nga minuta e parë.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Mingueza, Frenkie de Jong, Lenglet; Dest, Busquets, Pedri, Alba; Messi, Griezmann; Dembele.

Formacioni startues i Real Valladolidit: Masip; Janko, Bruno, Javi Sanchez, Olaza; Nacho, Alcaraz, Roque Mesa, Oscar Plano; Kodro, Sergi Guardiola.

/Telegrafi/