Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barcelona luan ndaj Bayernit në duelin vendimtar për kualifikim

Barcelona është mysafire e Bayern Munichut në Allianz Arena, ku e zhvillon ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Blaugranët janë në vend të dytë në Grupin E me shtatë pikë, mirëpo duhet të fitojnë, duke qenë se Benfica i ka pesë pikë në vend të tretë.

Bavarezët tashmë e kanë siguruar kualifikimin nga pozita e parë e këtij grupi.

Trajnerët Julian Nagelsmann dhe Xavi Hernandez i kanë vendosur taktikat e tyre për këtë përballje.


Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Süle, Upamecano, Davies; Musiala, Tolisso; Sané, Müller, Coman; Lewandowski.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Araújo, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; De Jong, Busquets, Gavi; Dembélé, Depay, Dest


/Telegrafi/

Exit mobile version