Telegrafi

Formacionet zyrtare, Barcelona – Espanyol

Të dy skuadrat kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Barcelona është nikoqirë i Espanyolit në derbin e Katalunisë, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit spanjoll, La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique dëshiron fitore me çdo kusht nga ky takim, në mënyrë që të ngushtoj epërsinë e liderit, Real Madrid.

Ndërsa, edhe Espanyol dëshiron pikë nga ky udhëtim në Camp Nou pasi vjen në këtë takim pas një forme të mirë, me tri fitore dhe dy barazime në pesë ndeshjet e fundit. /Telegrafi/

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Mascherano, Alba; Busquets, D. Suarez, Iniesta; Messi, Neymar, L. Suarez.

Espanyol: Diego Lopez, Javi Lopez, David Lopez, Reyes, Aaron, Fuego, Diop, Jurado, Piatti, Moreno, Caicedo