Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barcelona doemos duhet të fitojë ndaj Dynamo Kyivit

Në Camp Nou zhvillohet ndeshja e raundit të tretë në Grupin E të Ligës së Kampionëve, ndërmjet Barcelonës dhe Dynamo Kyivit.

Blaugranët i kanë humbur të dy ndeshjet e para dhe qëndrojnë pa pikë në fund të grupit, prandaj fitorja është e domosdoshme.

Skuadra ukrainase ka arkëtuar një pikë në dy raundet e para, me një barazim dhe një humbje.

Trajnerët Ronald Koeman dhe Mircea Lucescu i kanë përgatitur skuadrat, me të cilat do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Mingueza, PiquE, Lenglet, Jordi Alba; Frenkie De Jong, Busquets, Gavi; Depay, Luuk De Jong, Dest.

Formacioni startues i Dynamo Kyivit: Bushchan; Kedziora, Zabarnyi, Syrota, Mykolenko; Sydorchuk, Shaparenko; Tsygankov, Buyalskiy, De Pena; Supryaha.

/Telegrafi/

Exit mobile version