Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barca synon ngushtimin e diferencës me liderët në sfidën ndaj Getafes

Në Camp Nou zhvillohet ndeshja e xhiros së 32-të të La Ligas, ndërmjet Barcelonës dhe Getafes.

Katalunasit kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara sesa skuadrat nga Madridi, Atletico dhe Real, që kanë primatin në kampionat, ashtu që fitorja është synimi.

Getafe është katër pikë larg zonës së rrezikut, prandaj ka nevojë për pikë që të rritë diferencën.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve, Ronald Koeman dhe Pepe Bordalas, të cilët i kanë gati ekipet me të cilat do ta nisin takimin.

Formacioni startues i Barcelonës: Marc-Andre ter Stegen; Sergi Roberto, Oscar Mingueza, Gerard Pique, Clement Lenglet, Jordi Alba; Frenkie de Jong, Sergio Busquets, Pedri; Antoine Griezmann, Lionel Messi.

Formacioni startues i Getafes: David Soria; Juan Iglesias, Djene Dakonam, Sofian Chakla, Chema; Damian Suarez, Nemanja Maksimovic, Carles Alena, Marc Cucurella; Take Kubo, Angel Rodriguez.

/Telegrafi/