Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barca luan për triumf ndaj Cadizit që lufton për mbijetesë

Barcelona është nikoqir i Cadizit në Camp Nou për ndeshjen e javës së 32-të në La Liga.

Blaugranët janë në vend të dytë në tabelë me 60-të pikë, 15 më pak se lideri Real Madrid që po marshon drejt titullit.

Megjithatë, skuadra e Xavi Herndandez ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, ashtu që mbetet akoma matematikisht në garë për titullin e kampionit të Spanjës.

Në anën tjetër, ekipi i Sergio Gonzalez po lufton për mbijetesë dhe aktualisht ndodhet në zonën e rrezikut, por vetëm një pikë prapa pozitave që mbesin në elitë.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Dest, Lenglet, Eric Garcia, Jordi Alba; Busquets, De Jong, Gavi; Dembele, Depay, Ferran Torres.

Formacioni startues i Cadizit: Ledesma; Raul Parra, Luis Hernandez, Fali, Espino; Alex Fernandez, Jose Mari, Jonsson, Salvi; Lucas Perez, Sobrino.

/Telegrafi/