Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barca kërkon pikë të plota ndaj Alavesit

Barcelona luan në udhëtim te Deportivo Alaves në Estadio Mendizorroza për ndeshjen e javës së 22-të në La Liga.

Blaugranët mbajnë vendin e shtatë në tabelë me 32 pikë dhe synojnë të përfshihen në top katërshe, nga ku ndodhen katër pikë prapa.

Alavesi është në zonën e rrezikut, në vend të 19-të në renditje, me 17 pikë të grumbulluara deri më tani.

Trajnerët Jose Luis Mendilibar dhe Xavi Hernandez i kanë përgatitur ekipet që do të luajnë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Deportivo Alaves: Pacheco, Javi Lopez, Lejeune, Laguardia, Martin, Escalante, Pina, Pere Pons, Jason, Luis Rioka, Joselu.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Pique, Araujo, Busquets, Pedri, Luuk de Jong, Jordi Alba, Ferran Torres, Frenkie de Jong, Ez Abde.

/Telegrafi/