Telegrafi

Formacionet zyrtare: Barca dhe Bayerni në ndeshjen kryesore të xhiros së parë

Barcelona dhe Bayern Munichu zhvillojnë kryendeshjen e xhiros së parë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit janë nikoqirë të bavarezëve në Camp Nou, me të cilët janë vënë në Grupin E, së bashku edhe me Dynamo Kyiv dhe Benfica.

Dy gjigantët e futbollit evropianë janë rivalë të njohur në garën më të madhe për klube, prandaj pritet një sfidë interesante mes tyre.

Trajnerët Ronald Koeman dhe Julian Nagelsmann i kanë përgatitur taktikat e tyre për përballjen kryesore të grupit.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Araujo, Pique, Eric Garcia; Sergi Roberto, Frenkie De Jong, Busquets, Pedri, Jordi Alba; Luuk De Jong, Depay.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Sule, Upamecano, Davies; Kimmich, Goretzka; Musiala, Muller, Sane; Lewandowski.

/Telegrafi/