Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani, është nikoqir i skuadrës më të trofeshme në futbollin tonë, Prishtina, në ndeshjen e xhiros së nëntë.
Nga tetë ndeshje të zhvilluara, skuadra nikoqire ka arritur gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje, dhe me 19 pikë të arkëtuara prin në krye të tabelës.
Bardhekaltrit i kanë zhvilluar shtatë xhiro dhe nga to i kanë fituar tri, kanë barazuar dy dhe kanë humbur dy ndeshje, ashtu që pozicionohen në vend të katërt me 11 pikë.
Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet strategëve, Ismet Munishi dhe Zekirija Ramadani, të cilët i kanë zgjedhur formacionet me të cilat do ta nisin takimin.
Formacioni startues i Ballkanit: Rugji, Thaqi, Potoku, Berisha, Gashi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Daku, Kuç, Prekazi.
Formacioni startues i Prishtinës: Haxho, B, Krasniqi, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Maliqi, Zyba, E. Krasniqi, Mankenda, John.
Takim ndërmjet këtyre skuadrave zhvillohet sot (e mërkurë) me fillim nga ora 14:00 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë. /Telegrafi/