Telegrafi

Formacionet zyrtare: Ballkani kërkon fitore si mysafir i Dukagjinit

Dukagjini është nikoqir i Ballkanit në përballjen që luhet në kuadër të javës së dhjetë në BKT Superligën e Kosovës.

Sfida që fillon në ora 13:00, do të luhet në stadiumin ‘18 Qershori’ në Klinë.

Dukagjini është aktualisht në vendin e parafundit me nëntë pikë, derisa dëshiron të vazhdojë me fitore.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Ballkani që përballjen e fundit mori një pikë, është në pozitën e dytë me 17 pikë.

Formacioni startues i Dukagjinit: axhihamza, Mërlaku, Shala, Basri, Syla, Ahmeti, Hasanaj, Januzi, Da Sillva, Dallku, Shabani.

Formacioni startues i Ballkanit: Frashëri, Gashi, Thaqi, As. Thaqi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Hoxha, Malaj, Jashanica, Solomon. /Telegrafi/