Telegrafi

Formacionet zyrtare: Ballkani-Drita, kryendeshja e xhiros së shtatë

Në stadiumin e Suharekës zhvillohet ndeshja kryesore e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Ballkanit dhe Dritës.

Lideri i deritanishëm i sezonit 2020/2021 është nikoqir i kampionit në fuqi dhe padyshim që pritet një përballje e fortë.

Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani, Ballkani ka regjistruar pesë fitore dhe një barazim dhe prin me 16 pikë në krye të tabelës.

Lexo po ashtu Të mërkurën zhvillohen duele të forta në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll

Ndërkohë, Drita i ka zhvilluar vetëm katër ndeshje dhe nga to, tri i ka fituar dhe një e ka barazuar, ashtu që me 10 pikë të arkëtuara qëndron në vend të tretë.

Në takimin që fillon në orën 14:00, do të shohim edhe një përballje taktikash të trajnerëve Ismet Munishi dhe Ardian Nuhiu, të cilët i kanë përcaktuar skuadrat që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.

Formacioni startues i Ballkanit: Rugji, Thaqi, Jashanica, Sinani, Potoku, Gashi, Kuç, Korenica, Gripshi, Krasniqi, Daku.

Formacioni startues i Dritës: Maloku, Limani, Gërbeshi, Cuculi, Blakçori, Vucaj, Namani, Xh.Shabani, Fazliu, Haxhimusa, Rexha.

/Telegrafi/