Atletico Madridi pret Interin në “Wanda Metropolitana” në ndeshjen kthyese të fazës së parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e italianëve me rezultat 1-0 edhe pse Interi dominoi shumë në këtë përballje.
Për këtë ndeshje, Diego Simeone, ka vendosur të luajë me emra si Antoine Greizmann dhe Alvaro Morata.
Në anën tjetër Simone Inzaghi, do të luajë me Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram.
Ndeshja fillon në ora 21:00.
Atletico Madrid: Oblak; Nahuel Molina, Savic, Witsel, Hermoso, Lino; Koke, Llorente De Paul; Griezmann, Morata.
Inter: Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez.
/Telegrafi/