Telegrafi

Formacionet zyrtare: Atalanta-United, kryendeshja e Grupit F

Atalanta dhe Manchester Unitedi zhvillojnë një prej ndeshjeve kryesore të xhiros së katërt të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Djajtë e Kuq janë liderë në Grupin F me gjashtë pikë të arkëtuara, nga dy fitore dhe një humbje.

Skuadra italiane që është nikoqire në Gewiss Stadium, ka katër pikë nga një fitore, një barazim dhe një humbje, aq sa ka edhe Villarreali.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Gian Piero Gasperini dhe Ole Gunnar Solskjaer.


Formacioni startues i Atalantas: Musso; De Roon, Demiral, Palomino; Zappacosta, Freuler, Koopmeiners, Maehle; Pasalic; Ilicic, Duvan Zapata

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Bailly, Varane, Maguire; Wan-Bissaka, Bruno Fernandes, McTominay, Pogba, Shaw; Cristiano Ronaldo, Rashford


/Telegrafi/