Roma është mysafire e Atalantës për duelin që luhet në kuadër të javës së 31-të në Serie A.
Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të luhet në stadiumin “Gewiss Stadium”.
Atalanta është duke luftuar për një vend në top katërshe, pasi aktualisht është në vendin e shtatë me 49 pikë.
Në anën tjetër, edhe Roma e ka këtë synim, por që është në vendin e katërt me 56 pikë, mirëpo ende nuk ka sigurua një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.
Formacionet zyrtare:
Atalanta: Sportiello; Toloi, Berat Gjimshiti, Scalvini; Zappacosta, De Roon, Ederson, Maehle; Koopmeiners, Pasalic; Duvan Zapata.
Roma: Rui Patricio; Mancini, Ibanez, Llorente; Celik, Bove, Cristante, Zalewski; Solbakken, Pellegrini; Abraham. /Telegrafi/