Telegrafi

Formacionet zyrtare: Arsenali me shumë mungesa ndaj Evertonit

Arsenali është mysafir i Evertonit për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Përballja që fillon në ora 13:30, do të luhet në stadiumin “Goodison Park”, me Topçinjtë që i pret një sfidë e vështirë, pasi Toffes luftojnë për mbijetesë dhe tani kanë trajnerin e ri, Sam Dyche.

Për këtë ndeshje, Evertoni do të jetë pa Garner, Petterson dhe Townsend, që janë të lënduar.

Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, The Gunners nuk mund të llogarisin në Mohamed Elneny, Gabriel Jesus, Reis Nelson dhe Emily Smith Rowe.

Formacionet zyrtare:

Everton: Pickford; Coleman, Coady, Tarkowski, Mykolenko; Doucoure, Onana, Gueye; Iwobi, McNeil, Calvert-Lewin.

Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Partey, Xhaka, Odegaard; Saka, Nketiah, Martinelli. /Telegrafi/