Telegrafi

Formacionet zyrtare: Arsenali për pikë të plota ndaj Leeds Unitedit

Arsenali është mysafir i Leeds Unitedit në ndeshjen e xhiros së nëntë në Ligën Premier.

Topçinjtë pozicionohen në vend të 13-të në tabelë me 12 pikë të arkëtuara, nga katër fitore dhe katër humbje.

Leeds kanë dy pikë më pak se kundërshtari, ndërsa mbajnë vendin e 15-të në tabelë.

Trajnerët Marcelo Bielsa dhe Mikel Arteta i kanë përgatitur skuadrat me të cilat do ta fillojnë takimin.

Formacioni startues i Leeds Unitedit: Meslier; Ayling, Koch, Cooper, Dallas; Phillips; Raphinha, Klich, Alioski, Harrison; Bamford.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Bellerin, Holding, Gabriel, Tierney, Xhaka, Ceballos, Pepe, Willock, Willian, Aubameyang.

/Telegrafi/