Gjiganti anglez, Arsenal do të luajë ndeshjen e tretë në kuadër të grupeve në Ligën e Evropës.
‘Topçinjtë’ kanë marrë dy fitore në dy ndeshjet e para dhe kanë udhëtuar drejt Beogradit për ta konfirmuar fuqinë që kanë në grup.
Ndërkohë rivalët e Arsenalit kanë marrë katër pikë pas dy ndeshjeve dhe do të tentojnë befasinë
Tanimë dy skuadrat kanë publikuar edhe formacionet zyrtare ku për Arsenalin mungojnë dyshja shqiptare Shkodran Mustafi – Granit Xhaka.
Formacionet zyrtare:
Zvezda: Borjan, Stojkovic, Le Tallec, Savic, Rodic, Krisicic, Donald, Srnic, Kanga, Radonjic, Boakye.
Arsenal: Cech, Debuchy, Elneny, Holding, Nelson, Coquelin, Willock, Niles, Wilshere, Walcott, Giroud. /Telegrafi/