Telegrafi

Formacionet zyrtare: Arsenali kërkon rikthimin te fitoret në takimin ndaj Crystal Palaces

Arsenali është nikoqir i Crystal Palaces për sfidën që luhet në kuadër të javës së tetë në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Emirates”, me The Gunners që cilësohen si favorit në letër.

Arsenali është aktualisht në vendin e 13-të me 10 pikë, nëntë më pak se rivali lokal Chelsea që është lider në ligën angleze.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Crystal Palace është një pozitë më poshtë se Topçinjtë dhe ka arkëtuar shtatë pikë.

Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tierney; Partey, Smith Rowe; Saka, Odegaard, Pépé; Aubameyang

Formacioni startues i Crystal Palaces: Guaita, Ward, Andersen, Guehi, Mitchell, Milivojevic, McArthur, Gallagher, Ayew, Benteke, Edouard. /Telegrafi/