Telegrafi

Formacionet zyrtare: Arsenali dhe Villarreali luajnë për një vend në finale

Arsenali dhe Villarreali zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Evropës në Emirates Stadium.

Takimi i parë i zhvilluar në Estadio de la Ceramica përfundoi me fitoren e Nëndetëses së Verdhë me rezultat 2-1.

Prandaj, Topçinjtë duhet ta përmbysin rezultatin në Londër, pasi që duhet të fitojnë me rezultat 1-0 ose me fitore të tjera me më shumë se dy gola epërsi (3-1, 4-2…).

Villarreali kualifikohet, me barazim apo çfarëdo fitore, si edhe me humbje me diferencë prej një goli me kusht që të ketë shënuar më shumë se dy gola (3-2, 4-3…). Rezultati 2-1 e dërgon ndeshjen në vazhdime.

Dy trajnerët, Mikel Arteta dhe Unai Emery, i kanë përgatitur formacionet me të cilat do ta nisin ndeshjen.


Formacioni startues i Arsenalit: Leno; Holding, Pablo Marí, Xhaka; Bellerín, Partey, Smith Rowe, Saka; Pépé, Aubameyang, Odegaard

Formacioni startues i Villarrealit: Rulli; Mario, Albiol, Pau Torres, Pedraza; Chukwueze, Parejo, Coquelin, Trigueros; Alcácer, Gerard Moreno.


Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet më 26 maj në Stadion Miejski në Gdansk të Polonisë. /Telegrafi/