Telegrafi

Formacionet zyrtare: Arsenali dhe Leicesteri zhvillojnë duelin e të barabartëve

Arsenali është nikoqir i Leicester Cityt në ndeshjen e xhiros së gjashtë në kampionatin anglez, Liga Premier.

Nga pesë ndeshje të zhvilluara, Topçinjtë kanë arkëtuar nëntë pikë, nga tri fitore dhe dy humbje, ashtu që pozicionohen në vend të nëntë në tabelë.

Leicesteri që ndodhen një pozitë më lartë ka statistikë të njëjtë me klubin londinez.

Trajnerët Mikel Arteta dhe Brendan Rodgers i kanë zgjedhur skuadrat me të cilët do ta fillojnë ndeshjen.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Luiz, Gabriel, Tierney, Bellerin, Xhaka, Partey, Ceballos, Saka, Lacazette, Aubameyang.

Formacioni startues i Leicester Cityt: Schmeichel, Fofana, Evans, Fuchs, Castagne, Mendy, Praet, Justin, Tielemans, Barnes, Maddison.

/Telegrafi/