Telegrafi

Formacionet zyrtare, Arsenal – Newcastle: Derbi për pozitat e para

Arsenali pret Newcastlen në ndeshjen e vlefshme për javës e 17-të në Ligën Premier.

Topçinjtë janë lider në Ligën Premier me 43 pikë, ndërsa në dhjetë ndeshjet e fundit kanë marr nëntë fitore dhe një barazim.

Në anën tjetër Newcastle është në vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa edhe ‘laraskat’ kanë vetëm një humbje deri tani.

Arsenali luan me Granit Xhakën nga minuta e parë, ndërsa në sulm janë  Saka, Odegaard, Martinelli dhe Nketiah.

Në anën tjetër te Neëcastle luajnë Almirón, Wilson dhe Joelinton.


Arsenal: Ramsdale; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Xhaka, Partey; Saka, Odegaard, Martinelli; Nketiah.

Newcastle: Pope; Trippier, Schär, Botman, Burn; Longstaff, Guimaraes, Willock; Almirón, Wilson, Joelinton.


/Telegrafi/