Telegrafi

Formacionet zyrtare: Arsenal – Leicester

Arsenali dhe Leicesteri do të takohen në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 17:30, do të luhet në stadiumin “Emirates”, me dy skuadrat që do të tentojnë tre pikët e plota.

Për këtë sfidë, The Gunners nuk do të mund të llogarisin vetëm në Takehiro Tomiyasu që është i lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Dhelprat do të jenë pa Ryan Bertrand, Timothy Castange, Jonny Evans dhe Jamie Vardy, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet startuese

Arsenal: Ramsdale – Tierney, Gabriel, White, Soares – Xhaka, Partey – Gabriel Martinelli, Odegaard, Saka – Lacazette

Leicester: Schmeicheil – Thomas, Soyuncu, Amartey, Pereira – Dewsbury-Hall, Mendy, Maddison – Barnes, Daka, Albrighton. /Telegrafi/