Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Arsenal dhe Leeds në kërkim të pikëve

Arsenali është nikoqir i Leeds United në ndeshjen e xhiros së 24 në Ligën Premier që zhvillohet në Emirates Stadium.

Topçinjtë renditen në vend të 11 në tabelë me 31 pikë të arkëtuara, ndërsa pozita e katërt është nëntë pikë larg.

Leeds, ku aktivizohet futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, ndodhet një vend më lartë me një pikë më shumë.

Trajnerët Mikel Arteta dhe Marcelo Bielsa i kanë përgatitur skuadrat me të cilat do ta fillojnë përballjen.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Bellerin, David Luiz, Gabriel, Cedric, Ceballos, Xhaka, Saka, Odegaard, Smith Rowe, Aubameyang.

Formacioni startues i Leeds United: Meslier; Shackleton, Ayling, Cooper, Alioski; Struijk; Raphinha, Dallas, Klich, Harrison; Bamford.

/Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version