Stadiumi “Bajram Aliu” në Skënderaj është arena e përballjes së xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Drenicës dhe Arbërisë.
Në gjashtë ndeshje të zhvilluara, të dyja skuadrat kanë statistikë të njëjte, pasi kanë regjistruar nga dy fitore, dy barazime dhe dy humbje, ashtu që kanë pikë të barabarta, nga tetë.
Nikoqirët hyjnë në këtë takim pas fitores së arritur në udhëtim te Llapi dhe janë të motivuar për të nxjerrë rezultat pozitiv.
Skuadra e Arbnor Morinës e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri, mirëpo në dy ndeshjet e fundit ka pësuar dy humbje.
Megjithatë, ka luajtur përballë kundërshtarëve, si Gjilani dhe Ballkani. Prandaj, objektivi i ekipit nga Dobraja është që t’u kthehet fitoreve.
Formacioni startues i Drenicës: Ymeri, Dushi, Zeqaj, Thaqi, Tahiri, Hamiti, Bejta, Lushtaku, Miftaraj, Murati, Mëziu.
Formacioni startues i Arbërisë: Kaçiu, Pira, Ibrahimi, Hyseni, Avdulli, Arrbal, Bahtiri, Bruqi, Kryeziu, Kashtanjeva, Hasan.
/Telegrafi/