Anglia dhe Kosova i kanë publikuar formacionet për përballjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Ndeshja që zhvillohet në kuadër të Grupit A, do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin ‘St. Mary’s Stadium’ të Southamptonit.
‘Tre Luanët’ janë lider të grupit me nëntë pikë, të ndjekur nga ‘Dardanët’ me tetë, Republika Çeke me gjashtë, Mali i Zi dhe Bullgaria me nga dy sosh.
The scene is set in Southampton! 👌
Who's looking forward to tonight's game? pic.twitter.com/KDSIitaMBi
— England (@England) September 10, 2019
Anglezët në ndeshjen e kaluar kishin fituar 4-0 ndaj Bullgarisë, derisa Përfaqësuesja jonë që nuk di për humbje që 15 ndeshje i mposhti 2-1 çekët në ‘Fadil Vokrri’.
Ashtu siç kishte njoftuar edhe Telegrafi më herët gjatë ditës për formacionin e mundshëm të Kosovës me dy ndryshime, doli të jetë zyrtar.
Formacioni startues i Anglisë: Pickford, Alexander-Arnold, Chilwell, Rice, Keane, Maguire, Sterling, Henderson, Kane, Barkley, Sancho.
Formacioni startues i Kosovës: A. Muriqi, Vojvoda, Rrahmani, Aaliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Muslia, Berisha, Celina, V. Muriqi. /Telegrafi/