Kosova U21 do të përballet me moshatarët e tyre të Anglisë.
Ndeshja do të zhvillohet në Hull me fillim nga ora 20:45.
Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të ndeshjes, ndërkohë që Rafet Prekazi e ka nisur me pak ndryshime nga përballjet e kaluara formacionin zyrtar.
Arton Zekaj do të debutojë për herë të parë për “Dardanët” e rinj, teksa zëvendëson Mujën në mesin e fushës.
Në portë mbetet Florijan Smakiqi.
Sistemi mbetet ai i njëjtë 3-5-2 e Mirlind Dakun dhe Lirim Kastratin në vijën e parë të sulmit. /Telegrafi/
Formacionet zyrtare
Anglia: Ramsdale, Aarons, Chalobah. Godfray, Davis, Nelson, Gibbs – Ëhite, Nketiah, Foden, Guehi.
Kosova: Smakiqi, Xhemajli, Kastrati, Kolgeci, Hajrizi, Zekaj, Gashi, Abedini, Kastrati, Daku, Mema.