Telegrafi

Formacionet zyrtare, Andorrë U21 – Kosovë U21: Të besuarit e Albert Bunjakit duan fitore

Kosova U21 do të luajë sonte si mysafir i Andorrës U21 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.  

Aktualisht të besuarit e Albert Bunjakit kanë zhvilluar shtatë ndeshje dhe kanë tubuar tetë pikë.

Kosova U21 do t’i luajë edhe tri ndeshje deri në fund të kësaj kampanje.

Përzgjedhësi Albert Bunjaki ka vendosur të luajë me emra si Valmi Veliu, Qendrim Zyba e Ilir Krasniqi.

Ndeshja fillon në ora 18:00.


Andorra: Gimenez, Izquierdo, Culfas, Bellido, Guillen, Alonso, Roca, Babot, Remolins, Fernandez, Martinez.

Kosova: Nreca Besinger, Rexhaj, Aliu, Zumberi, Sadriu, I. Krasniqi, Zyba, K. Krasniqi, Veliu, Berisha, Zeqiri.


/Telegrafi/