Kombëtarja e Andorrës dhe ajo e Portugalisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për këtë ndeshje, ku Cristiano Ronaldo nuk gjendet në formacionin e kombëtares së tij.
Portugalia është mysafire e Andorrës në takimin e parafundit të grupeve që është i vlefshëm për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Kombëtarja e Cristiano Ronaldos ka shtatë fitore radhazi në grupe dhe vetëm një humbje nga ndeshje e parë ndaj Zvicrës dhe kështu dëshiron të vazhdoj me fitore për të kërkuar kualifikimin nga vendi i parë.
Në anën tjetër, Andorra gjendet në pestë me katër pikë dhe pa pasur presion të kualifikimin, kështu që do të luaj për një rezultat pozitiv para tifozëve të vet.
Andorra: Gomes, Rubio, Vales, Rebes, Lima, Clemente, Vieira, Alaez, San Nicolas, Llovera, Rodriguez
Portugalia: Patricio; Semedo, Pepe, Neto, Eliseu; Martins, Danilo, Joao Mario, Quaresma; B.Silva, A.Silva /Telegrafi/