Telegrafi

Formacionet zyrtare, Alaves – Real Madrid: Zidane drejton nga shtëpia, i beson gardës së vjetër

Zinedine Zidane do të kërkojë këndelljen me Real Madridin,në stadiumin “Mendizorroza” ndaj Alaves.

Te Real Madridi ka mbetur e njëjtë treshja e mesfushës me Casemiro, Luka Modric dhe Toni Kroos.

Eden Hazard do të jetë në sulm me Karim Benzeman dhe Asension.

Zidane nuk do të jetë me ekipin pasi është me COVID-19, kështu që David Bettoni do të jetë përgjegjës për motivimin e lojtarëve.


Alaves: Fernando Pacheco; Ximo Navarro, Victor Laguardia, Florian Lejeune, Ruben Duarte; Edgar Mendez, Tomas Pina, Rodrigo Battaglia, Luis Rioja; Joselu, Lucas Perez.

Real Madrid: Thibaut Courtois; Lucas Vazquez, Raphael Varane, Eder Militao, Ferland Mendy; Luka Modric, Casemiro, Toni Kroos; Marco Asensio, Karim Benzema, Eden Hazard.


/Telegrafi/